Interi vazhdon ta ndjekë me vëmendje Chris Richardsin e Crystal Palace.
Mbrojtësi amerikan vlerësohet lart nga Cristian Chivu dhe drejtuesit e klubit po punojnë për të përmbushur dëshirat e trajnerit – veçanërisht duke marrë parasysh se faza mbrojtëse e zikaltërve ka qenë një pikë e dobët këtë sezon.
Pavarësisht kësaj, skuadra aktualisht renditet e dyta në kampionat dhe ka siguruar 6 pikë në Champions League pas katër ndeshjeve të fazës së ligës.
26-vjeçari ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, çka do të thotë se kostoja nuk pritet të jetë tepër e lartë, nëse klubi anglez shfaqet i hapur për ta shitur lojtarin.
Interi është në kërkim të një mbrojtësi qendror që është i shpejtë, teknikisht i aftë dhe i fortë në duelet një-kundër-një – të gjitha këto janë cilësi që Richardsi i zotëron.
Nëse një transferim në janar rezulton i pamundur, zëvendësdrejtori sportiv i Interit, Dario Baccin, po shqyrton gjithashtu mundësinë e afrimit të tij me parametër zero verën e ardhshme.







