Para, dhurata dhe profile të rreme për të joshur të miturat, mësuesi 37-vjeçar në Britani dënohet me 25 vite burg

Gjykata në Britani ka dënuar me 25 vite burg dhe 8 vite të tjera me kusht mësuesin e matematikës Syed Shahrear Ahmed, pasi e shpalli fajtor për abuzimin seksual të 18 vajzave adoleshente. Ndaj 37-vjeçarit u provuan 56 vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të të miturve.

Ahmed, i cili jepte matematikë në një shkollë të mesme në Essex, për katër vite përdori identitete të sajuara në Wizz, Yubo dhe Snapchat. Përmes këtyre profileve, ai hiqej si një djalë 17-vjeçar i quajtur “Miles”.

Të lidhura

None found

Daily Mail raporton se fotografitë e manipuluara e ndihmonin të krijonte te vajzat, përfshirë edhe 13-vjeçare, bindjen se po komunikonin me një bashkëmoshatar.

Nga shqyrtimi i çështjes në gjykatë rezultoi se ai synonte vajza të moshës 13 deri në 16 vjeç, duke përfituar nga vetmia dhe pasiguritë e tyre. Me premtime për para, dhurata dhe lidhje romantike, Ahmed arrinte t’i bindte të pranonin takime me të.

Për këto takime ai udhëtonte, ndërsa në disa raste organizonte takime me disa vajza brenda së njëjtës ditë. Si mënyrë për të shmangur zbulimin, ndërronte pikën e takimit në çastet e fundit dhe i ndiqte me sy nga distanca për të verifikuar nëse kishin ardhur vetëm.

Arrestimi i tij u bë në maj 2023, pasi një vajzë 15-vjeçare mundi të dilte nga makina e tij ndërsa ajo ishte në lëvizje. Adoleshentja i dha policisë targën e automjetit. Gjatë pyetjeve, Ahmed u përgjigj me shprehjen “Nuk kam koment” dhe nuk pranoi të dorëzonte fjalëkalimet e pajisjeve të tij.

Hetimi i Policisë Metropolitane përfshiu shqyrtimin e një sasie të madhe provash dixhitale dhe të mijëra fotografive.

Për të përcaktuar një prej vendeve ku ishte dërguar një viktimë, hetuesit u mbështetën te pak hollësi që vajza mbante mend nga një zonë e veçuar pyjore. Mes tyre ishin tabela nën autostradën A12, të cilat policia arriti t’i dallonte përmes Google Street View dhe kështu të gjente vendndodhjen.

Në telefonin e Ahmedit, oficerët zbuluan gjithashtu fotografi të 20 deri në 30 vajzave të tjera, identitetet e të cilave mbeten të panjohura.

Detektivi që hetoi çështjen shpjegoi se këto pamje tregonin vajza në makinën e tij, në një terren të pyllëzuar ose në një adresë ende të panjohur për policinë. Sipas tij, ato dukeshin 16 vjeç ose më të vogla, por hetuesit nuk kishin asnjë mënyrë për të përcaktuar se kush ishin.

Gjatë seancës gjyqësore u lexuan rrëfime për pasojat e rënda psikologjike që kishin përjetuar vajzat. Njëra përshkroi makthet dhe humbjen e besimit te njerëzit, ndërsa një tjetër tregoi se kishte braktisur shkollën dhe përballej me probleme me gjumin dhe punën.

Gjykatësi Perins vlerësoi se Ahmed mbetet një rrezik për shoqërinë. Duke iu drejtuar atij, gjykatësi theksoi se nuk kishte pranuar asnjë përgjegjësi dhe nuk kishte shfaqur kurrfarë pendimi. Ai shtoi se Ahmed i njihte mirë adoleshentet dhe dinte të dallonte ato, pasiguritë e të cilave mund t’i shfrytëzonte për t’i manipuluar.

Një nënë që kontribuoi në zbulimin e rastit u bëri apel prindërve të tregojnë kujdes ndaj personave me të cilët komunikojnë fëmijët e tyre dhe aplikacioneve që mbajnë në telefon.


Shtuar më 6.11.2026 17:19

Quantcast
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet