Policia gjobit 12 protestues me nga 5 mijë lekë, shkon në 95 numri i të ndëshkuarve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2026, 17:30

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 5 mijë lekë gjobë 12 qytetarë, të cilët akuzohen për bllokimin e qarkullimit të automjeteve gjatë protestës së zhvilluar më 5 nëntor, përpara Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, protestuesit kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe nuk u janë bindur thirrjeve të efektivëve për lirimin e rrugës.

Me këto 12 masa të reja administrative, numri i përgjithshëm i protestuesve të gjobitur që prej hyrjes në fuqi të aktit të ri normativ ka arritur në 95.

Gjobat janë vendosur në bazë të ndryshimeve ligjore që parashikojnë masa administrative për bllokimin e rrugëve dhe pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë zhvillimit të tubimeve.

Ndërkohë, Policia bën me dije se materialet për 12 rastet e fundit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit