Kanë dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë Sadete dhe Gazmir Fiku, nënë e bir, të akuzuar për vrasjen e Urim Fikut, 61 vjeç, përkatësisht bashkëshortit dhe babait të tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.
Të dy të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në vrasje, duke qëndruar në versionin e dhënë fillimisht, sipas të cilit 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari.
Sipas deklarimeve të tyre, Urim Fiku ishte kthyer në banesë i gjakosur dhe me dëmtime të rënda, pasi ishte sulmuar nga kafsha e egër. Më pas, ai kishte hyrë në shtëpi, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. Pas ngjarjes, bashkëshortja e tij kishte njoftuar ambulancën.
Ndërsa Gazmir Fiku, në deklarimet e tij, ka pretenduar se nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes, pasi ishte në punë pranë OSHEE-së në Bulqizë.
Nënë e bir kanë deklaruar gjithashtu se Urim Fiku vendoste leqe në pyll për të kapur kafshë të egra, kryesisht derra të egër.
Për zbardhjen e plotë të rrethanave priten aktet e ekspertimit mjekoligjor nga Policia Shkencore, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut dhe mënyrës së vdekjes së 61-vjeçarit.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për të dy të akuzuarit.
© SYRI.net
U arrestua në Greqi për masakrimin e ish-partneres dhe të dashurit të saj, shqiptari i kërkuar edhe nga Interpol Tirana
Vrasja e Diana Kastratit 15 vite më parë, Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Adnon Jasharit
Arrestohet në Athinë shqiptari i dënuar për vrasjen me sëpatë të ish-partneres dhe të dashurit të saj! Si ndodhi krimi