Politikë

“Më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh”, Veliaj publikon videon me AI: Në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), përmes së cilës përcjell një mesazh nga paraburgimi, duke hedhur akuzua për persekutim politik.

Në reagimin e tij, Veliaj rikthehet te ngjarjet që, sipas tij, kanë shoqëruar qëndrimin në paraburgim prej 20 muajsh. Ai pretendon se është larguar në mënyrë antikushtetuese nga detyra, se është transferuar nga një qeli në tjetrën pa dokumentacion zyrtar dhe se është kërcënuar edhe gjatë këtij procesi.

Pavarësisht situatës, Veliaj thotë se ka vijuar të merret me projektet për Tiranën. Ai njofton se ka miratuar projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja, duke bërë të ditur se numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara ose të projektuara gjatë administrimit të tij arrin në 130.

LEXO EDHE: Me frakturë në këmbë e patericë, kryebashkiaku Erion Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit! Ndreca: Do të publikojmë përgjigjet ndaj Gogut

“Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës! Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130! Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!”, tha Veliaj.

LEXO EDHE: “Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, zbardhet letra e plotë e Veliajt drejtuar GJKKO, gjykata shtyn seancën: Burgjet s’na kanë njoftuar

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.