Aktualitet

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit!

Kjo fundjavë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të ngrohta, ndërsa fillimi i javës së ardhshme do të sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje shiu, shtrëngata dhe erë të fortë në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.

Të martën parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Reshjet e shiut pritet të rikthehen ditën e mërkurë, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të ditës. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe pritet të luhaten nga 4 deri në 23-24 gradë Celsius.

“Për fundjavën do të vijojë qëndrueshmëria e kushteve atmosferike, ku moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, pra orë të plota me diell, por nuk do të mungojnë dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi deri në 8 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës një deri në dy ballë. Për sa i përket kushteve termike, temperaturat në vlera parashikohet të jenë 4 deri në 22°C. Për sa i përket fillimit të javës dhe javës në vijim, e konkretisht ditën e hënë, pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

LEXO EDHE: Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet strategjike dhe investimet konkrete

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Ato pritet të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në zonën e qendrës dhe të jugut, reshjet parashikohet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, herë pas here të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi deri në 19 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës tre deri në pesë ballë. Ditën e martë pritet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike dhe rikthimi i reshjeve të shiut në mesjavë, konkretisht ditën e mërkurë.

Reshjet parashikohet të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, ndërsa në zonën e qendrës dhe të jugut pritet të jenë me shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Për sa i përket kushteve termike, temperaturat në vlera parashikohet të kenë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit. Ato parashikohet të jenë 7 deri në 23-24°C. Pritet që intensiteti i erës të jetë deri në 19 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës tre deri në pesë ballë“, deklaroi sinoptikania Elida Maloçali, nga shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

LEXO EDHE: “Do takohem me liderë të ndryshëm që ju keni zgjedhur”, mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.