Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet Viti 2026 pritet të renditet ndër vitet më të nxehta në histori, me gjasë në vendin e dytë, pas vitit 2024, që mban rekordin e temperaturave më të larta.
Paralajmërimi vjen nga Shërbimi i Bashkimit Europian për Ndryshimet Klimatike, Copernicus, i cili thekson se ngrohja globale po përshpejtohet nga aktiviteti njerëzor dhe fenomeni klimatik El Ninjo.
Sipas të dhënave të Copernicus, ekziston një mundësi prej 20 për qind që temperaturat e këtij viti të arrijnë ose të tejkalojnë nivelet rekord të vitit 2024.
Ndërkohë, temperaturat globale pritet të tejkalojnë me shumë gjasë pragun prej 1.5 gradësh Celsius mbi nivelet paraindustriale. Shqetësuese janë edhe të dhënat për muajin tetor, i cili rezultoi më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, me temperaturën mesatare globale 1.75 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale. Ky ishte muaji i tretë radhazi me temperatura mbi pragun e 1.5 gradëve.
Ekspertët paralajmërojnë se fenomeni El Ninjo, i cili pritet të intensifikohet gjatë muajve në vijim, po shton efektet e ngrohjes globale dhe mund të kontribuojë që viti 2027 të shënojë një rekord të ri temperaturash.
Ky fenomen ndikon në rritjen e temperaturave të oqeaneve dhe shton rrezikun e valëve ekstreme të të nxehtit, thatësirave dhe përmbytjeve.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur vendet po përgatiten për samitin klimatik të OKB-së COP31 në Turqi, ndërsa bota po përballet gjithnjë e më shpesh me zjarre masive, përmbytje dhe valë ekstreme të të nxehtit.
Top Channel