Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se qeveria e kryeministrit Rama e ka kthyer tashmë vendin në një shtet autokrat ku opozita nuk mund të ushtrojë të drejtat e saj kushtetuese.
“Është një regres raport përsa i përket asaj që ndodh në Shqipëri pasi që në krye vënë në dukje që politika shqiptare dhe paralamentarizmi ka humbur kuptimin e tij pasi ka humbur kontrollin parlamentar mbi qecverisë si pasojë e mos lejimit të komisioneve hetimore, interpelancave. Pra ne nuk mund të bëjmë atë që na jep Kushtetuta e jo Rama e shoku Niko, hysmeqari i Torolantit” thotë Korreshi, në një intervistë me video për emisionin ‘Syri Digjital’ të gazetarit Bled Marku.
Jo vetëm kaq. Korreshi shprehet kritik dhe ndaj rolit të presidentit Bajram Begaj.
“Ju e keni parë që kryeministri dhe shoqja Balluku vijnë vetëm për të ngritur kartonin kur duhen 84. Arroganca e kartonave ka bërë që këtu të kemi një shtet autokrat, një shtet që Bajrom Begaj e ka kthyer në atë që çon kafe qeverisë, një përkthyes letrash”
Shikoni intervisten e plote
© SYRI.net