Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të premte punimet për Bypass-in e Tiranës, një projekt prej 21 kilometrash që synon të lidhë autostradën Tiranë-Durrës me atë Tiranë-Elbasan, duke shmangur kalimin përmes kryeqytetit.
“21 kilometra rrugë të reja që do të lidhin së jashtmi akset kryesore, për të lehtësuar trafikun e Tiranës”, shkruan Rama në Facebook, duke theksuar rëndësinë e këtij aksi për çlirimin e kryeqytetit nga fluksi i automjeteve dhe përmirësimin e qarkullimit drejt jugut dhe juglindjes.
Punimet në 10 kilometrat e parë kanë kaluar nivelin 50% të realizimit, ndërsa për 11 kilometrat e mbetur financimi pritet të miratohet përmes BERZH-it brenda tremujorit të parë të vitit 2027. Sipas Ramës, Bypass-i do të krijojë një lidhje të rëndësishme edhe me Korridorin Blu, duke lehtësuar lëvizjen dhe shkurtuar kohën e udhëtimit.