Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar, mësues në shkollën e bashkuar të Selenicës pas disa kallëzimeve të marra nga disa nxënëse për ngacmim seksual. Sipas policisë, 35-vjeçari me inicialet A.M., i cili ishte punësuar prej rreth dy muajsh si mësues i edukimit fizik në këtë institucion është denoncuar nga shtatë vajza të moshave 14 deri në 17 vjeçe. Pretendimet e denoncueseve janë mbështetur edhe nga rrëfimet jashtë kamerave të dhëna për Top Channel nga bashkëmosharët e tyre. Disa prej tyre bëjnë me dije se mbrëmjen e së enjtes janë paraqitur në ambientet e Policisë së Vlorës, ku janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me këtë ngjarje.