• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Regres-raporti” i KE/ Meta: Rama shpiku ‘centimetrin e fundit’ si alibi për agoninë e qeverisjes

by Lajm Lajm
November 6, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Regres-raporti” i KE/ Meta: Rama shpiku ‘centimetrin e fundit’ si alibi për agoninë e qeverisjes
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, si ‘regres-raport’.

Meta deklaron se Edi Rama huazoi nga opozita termin ‘kilometri i fundit’, për të shitur në publik sipas tij, ‘arritjet’ e renditura në progres-raport.

Meta akuzon qeverinë për dështime në funksionimin e shtetit të së drejtës, dobësimin e kontrollit parlamentar dhe cenimin e pavarësisë së drejtësisë. Ai ngre shqetësime edhe për zgjedhjet, duke përmendur pretendimet për manipulime dhe mungesën e hetimeve për dosjet e Dibrës dhe Shijakut.

Meta kritikon gjithashtu administratën publike, duke pretenduar se Shqipëria nuk ka përfituar fonde nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian për shkak të problematikave në administratë.

Duke ironizuar shprehjen e Ramës për “kilometrin e fundit”, Meta shprehet se kryeministri ka shpikur edhe “centimetrin e fundit” për të fituar kohë në atë që ai e cilëson si agoninë e qeverisjes.

Mea thekson se Rama po përpiqet që t’i marrë me dhunë e shantazh Veliajt, të drejtën e firmës për Bashkinë e Tiranës para zgjedhjeve.

Në përfundim, Meta bën thirrje për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës, duke pretenduar se ajo po e largon Shqipërinë nga standardet europiane.

Reagimi i Ilir Metës:

‘Centimetri i fundit’, si alibi e agonisë së pafundme

I pacipë, si kurrë më parë, dhe i shteruar edhe në fjalor, Edi Rama huazoi sot nga opozita edhe termin kilometri i fundit, për të shitur në publik “arritjet” e Progres-Raportit të fundit të Bashkimit Europian, që është vetëm një Regres-Raport i padiskutueshëm për cilindo, që ka njohuritë më sipërfaqësore të procesit të integrimit.

Me pak fjalë, Regres-Raporti i Komisionit Europian na dëshmon se shteti i së drejtës nuk funksionon aspak në realitet, por vetëm në letër.

Sepse Kuvendi ka humbur funksionin kontrollues dhe mbikqyrës ndaj Qeverisë (ekzekutivit) dhe opozitës i janë mohuar komisionet hetimore parlamentare, që ia garanton Kushtetuta.

Po kështu, në Shqipëri, Edi Rama është garanti i drejtësisë me standard të dyfishta, ose garant i pavarësisë para ligjit si edhe kontrollues (shantazhues) i sistemit të drejtësisë.

Sigurisht, shkrirja e partisë me shtetin vjen falë zgjedhjeve të pabarabarta edhe të manipuluara, të cilat mbeten të tilla si rezultat i mos-hetimeve të krimeve zgjedhore, që nga dosjet e Dibrës dhe Shijakut.

Ndërsa “progresin” e administratës publike e dëshmon fakti se Shqipëria ka përfituar zero fonde nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë, për shkak të paaftësisë të administratës patronazhiste, ku çdo vit qindra dhe mijëra drejtorë japin dorëheqjen në bllok me urdhër të Kryetarit të Partisë.

Edhe në fushën e mjedisit “progresi” është kaq i madh sa ka provokuar protestat më të mëdha në vend, që nga rënia e komunizmit sipas vetë Regres-Raportit.

Por i mësuar me shitjen e dështimeve në suksese, Edi Rama vazhdon monologun e tij bajat.

Por tani veç kilometrit të fundit, që i “vodhi” opozitës, shpiku edhe “centimetrin e fundit” si alibi për të fituar kohë për agoninë e pafundme ku ka zhytyr qeverisjen e vendit më të korruptuar në Europë.

Largqoftë të vazhdojë edhe 15 vite të tjera Kryeministër, se do të shpikë edhe “milimetrin e fundit”.

Ndaj asnjë iluzion për këtë dhunues publik të Kushtetutës, ligjit, të miturve, fëmijëve, gjimnazistëve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriot, të cilëve u ka mohuar prej vitesh mundësinë, që vendi i tyre të ishte anëtar i denjë i Bashkimit Europian.

Mirë historinë e Qarkut të Fierit mund ta kenë harruar disa se kanë kaluar 15 vite, po zgjedhjet e paligjshme dhe njëpartiake, që bëri ky në Qershor 2019, i harruat?

Po kërkesën zyrtare të Bundestagut atëherë që Shqipëria të bënte zgjedhje locale pluraliste, si kusht që në Tetor 2019 (pra atë vit) të çelte negociatat me BE, e keni harruar?

Po ç’i duhej integrimi këtij përpara tepsisë së pushtetit të pakufizuar.

Shikoni se ç’po i bën Kryebashkiakut të tij të Tiranës për t’i marrë me dhunë dhe shantazh të drejtën e firmës për Bashkinë (magazinën) e Tiranës para zgjedhjeve.

Ky shpikësi i “pasqyrës” dhe “dialogut”, që u tall edhe me vetë socialistët e 15 bashkive që i shkriu pabesisht me një të rënë të lapsit.

Ndaj është koha t’i japim fund agonisë së qeverisjes së Edi Ramës dhe humnerës, që na largon nga standardet europiane.

Tags: BEEdi RamaIlir MetaKE
Previous Post

Gjobat për protestën, Dervishi me ironi: Shpresojmë të mos paguajnë edhe ata që e ndoqën nga ekrani

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“Regres-raporti” i KE/ Meta: Rama shpiku ‘centimetrin e fundit’ si alibi për agoninë e qeverisjes

“Regres-raporti” i KE/ Meta: Rama shpiku ‘centimetrin e fundit’ si alibi për agoninë e qeverisjes

November 6, 2026
Gjobat për protestën, Dervishi me ironi: Shpresojmë të mos paguajnë edhe ata që e ndoqën nga ekrani

Gjobat për protestën, Dervishi me ironi: Shpresojmë të mos paguajnë edhe ata që e ndoqën nga ekrani

November 6, 2026
Tregu Elektrik pa standarde sigurie, rreziku i një zjarri tjetër mbetet i lartë

Tregu Elektrik pa standarde sigurie, rreziku i një zjarri tjetër mbetet i lartë

November 6, 2026
Fundjava sjell temperatura deri në 22 gradë, por ja kur rikthehen reshjet në vend

Fundjava sjell temperatura deri në 22 gradë, por ja kur rikthehen reshjet në vend

November 6, 2026
I vuri flakën babait, zbardhet dëshmia e vajzës: Më bërtiste pa arsye, e dogja dhe ika në punë

I vuri flakën babait, zbardhet dëshmia e vajzës: Më bërtiste pa arsye, e dogja dhe ika në punë

November 6, 2026
Elton Tozaj tregon dhunën barbare: Më goditën me levë në kokë, ishin 4 persona

Elton Tozaj tregon dhunën barbare: Më goditën me levë në kokë, ishin 4 persona

November 6, 2026
“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë nga…

“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë nga…

November 6, 2026
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: PS po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: PS po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR

November 6, 2026
Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

November 6, 2026
Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike

Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike

November 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, pranë automjetit gjendet një pistoletë. Çfarë ndodhi para aksidentit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL