Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmim seksuale në ambientet e shkollës. Vajzat, të moshave 14-17 vjeç, pretendojnë se Albano Ameti, që i ishte bashkuar stafik pedagogjik në fillim të këtij viti shkollor, ka shfaqur sjellje të papërshtatshme në orën e mësimit. Një prej nxënësve u shpreh se mësuesi i drejtohej në mënyrë joetike shoqeve të klasës.