Një fotografi nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqet me uniformë ushtarake dhe pak fjalë, por me një mesazh që ka ngjallur interpretime në skenën politike. Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale në një moment kur tensionet brenda Partisë Socialiste vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…”, shkruan Spiropali, duke e shoqëruar postimin me një foto ku shfaqet e veshur me rroba ushtarake.
Mesazhi vjen në sfondin e përplasjeve të raportuara mes saj dhe kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar socialist. Ndërkohë, marrëdhëniet e tensionuara mes Ramës dhe Erion Veliajt kanë shtuar edhe më shumë vëmendjen mbi zhvillimet dhe raportet brenda mazhorancës.