• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Bota

Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

by A. Q
06/11/2026 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media ndërkombëtare Al Jazeera i ka kushtuar një artikull fenomenit “Black Bloc”, grupeve të të rinjve të veshur tërësisht me të zeza, që janë bërë një prani e përsëritur në protestat e zhvilluara në disa vende të Europës, nga Franca dhe Italia, te Spanja dhe Shqipëria.

Bëhet fjalë për grupe prej disa qindra të rinjsh, të cilët shpesh përfshihen në përplasje të dhunshme me forcat e rendit. Ata janë identifikuar në raste të shumta duke shkatërruar prona publike dhe private, duke u vënë flakën automjeteve dhe ndërtesave, si dhe janë akuzuar për thyerje të dyqaneve dhe grabitje të mallrave të ndryshme, nga ushqimet deri te bizhuteritë.

Të njohur si “Black Bloc”, këto grupe shquhen për taktikat e tyre agresive, të cilat mund të përshkallëzojnë situatën dhe të kthejnë në të dhunshme protesta që nisin në mënyrë paqësore, të organizuara nga studentët apo sindikatat. Ndërsa disa mendojnë se prania e tyre ndihmon në tërheqjen e vëmendjes ndaj pabarazive sociale, politike dhe ekonomike, të tjerë i kritikojnë ashpër metodat e dhunshme, duke argumentuar se ato largojnë vëmendjen nga kërkesat dhe kauzat e protestuesve.

Sipas profesorit të shkencave politike në Universitetin e Quebec-ut në Montreal, Francis Dupuis-Déri, lëvizja e ka origjinën në Gjermani, në vitet 1980, dhe lidhet me një rrymë shoqërore të njohur si “autonomia”.

Në një intervistë për Al Jazeera, ai shpjegon se pjesëtarët e kësaj lëvizjeje ishin kundër shtetit, kapitalizmit, partive politike, madje edhe kundër komunistëve dhe sindikatave. Ata ishin kryesisht anarkistë, që besonin në një mënyrë jetese jashtë sistemit ekzistues.

Dupuis-Déri, autor i një libri mbi fenomenin “Black Bloc”, shpjegon se ideja fillestare ishte e thjeshtë: pjesëtarët të visheshin tërësisht me të zeza, me xhaketa lëkure, bluza me kapuç, helmeta motoristësh, syze dielli dhe shami për të mbuluar fytyrën. Kjo paraqitje synonte t’ua bënte të pamundur autoriteteve identifikimin e tyre gjatë protestave.

Një tjetër veçori e kësaj lëvizjeje është mungesa e një organizimi tradicional. “Black Bloc” nuk përbën një strukturë homogjene, nuk ka drejtues të njohur, hierarki apo një organizim qendror.

Sipas Dupuis-Déri, pikërisht kjo mungesë strukture u mundëson pjesëtarëve të gjejnë lehtësisht njëri-tjetrin gjatë protestave, kryesisht përmes veshjes karakteristike. Lidhjet mes tyre krijohen edhe përmes komunikimit gojë më gojë dhe forcohen me pjesëmarrjen në demonstrata të ndryshme.

Lëvizshmëria përtej kufijve është një tjetër karakteristikë e rëndësishme e “Black Bloc”. Edhe pse qeveritë europiane nuk kanë publikuar të dhëna për protestat e fundit, këto grupe njihen për faktin se në të kaluarën kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera për t’iu bashkuar demonstratave.

Mungesa e një regjistri anëtarësie e bën të vështirë përcaktimin e numrit të tyre të saktë. Megjithatë, sipas Dupuis-Déri, shërbimet inteligjente vlerësojnë se në Europë numri i pjesëtarëve të kësaj lëvizjeje arrin në 5.000 deri në 7.000, ndërsa në çdo protestë mund të shfaqen disa qindra prej tyre.

“Ata nuk kanë një regjistër anëtarësie, ndaj askush nuk e di me të vërtetë se sa janë. Shërbimet inteligjente vlerësojnë se në Europë janë rreth 5.000 deri në 7.000 pjesëtarë, ndërsa në çdo protestë shfaqen disa qindra prej tyre”, shprehet profesori.

Përballë mungesës së një strukture të centralizuar dhe aftësisë së tyre për t’u shfaqur në protesta të ndryshme, Dupuis-Déri e përmbledh kështu fenomenin: “Askush nuk mund t’i ndalojë.”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

November 6, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Raporti i “Eurostat”: Rreth 58% e popullsisë në Shqipëri, në moshë pune! Tirana mbi mesataren e BE-së

November 6, 2026
Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

November 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

November 6, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In