Ishte mes Shqipërisë dhe Turqisë, Arda Kurtulan bën zgjedhjen e tij dhe nuk janë kuqezinjtë Marcus Thuram rifiton vendin te kombëtarja franceze, sulmuesi i Interit është grumbulluar nga trajneri i ‘Les Bleus’ Zinedine Zidane për ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Nations League ndaj Italisë dhe Turqisë.
Është ky një tjetër moment kënaqësie për sulmuesin francez që ishte lënë jashtë skuadre nga Zinedinë Zidane në muajin e kaluar. Paraqitjet, golat dhe vazhdimësia që ka pasur në lojë në muajt e fundit e kanë bindur trajnerin e Bluve që të marrë në skuadër djalin e Lillien.
‘Për Marcus është një mundësi për ta parë. Kishte një dëmtim dhe ishte një mundësi për ta pasur në dispozicion. Ai e njeh kombëtaren franceze, doja ta shihja’-ishte komenti i Zidane.
Por Thuram nuk është i vetmi futbollist i Interit i grumbulluar te kombëtarja franceze. Bashkë me të do të jetë në radhët e Francës edhe Andy Diouf. Mesfushori, që luan në krahun e djathtë me Chivun dhe në të majtën me Francës, u konfirmua në kombëtare pas debutimit të bërë në ndeshjet e shtator-tetorit.
Nga Serie A, ka konfirmime në kombëtaren franceze edhe për Pierre Kalulu të Juventus, Adrien Rabiot e Mike Maignan të Milanit dhe Lucas Da Cunha të Como.
Top Channel