• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Bota

Lufta hibride/ “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë!

by A. Q
06/11/2026 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa fluturime në Evropë u prekën nga kërcënimet me bomba më 6 nëntor, pas një sërë alarmesh të rreme që kishin shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në mbarë kontinentin më 3 dhe 5 nëntor.

Deri më tani, shkaku i këtij kaosi të vazhdueshëm mbetet i panjohur. E vetmja pistë është një email, përmes të cilit pretendohet se merret përgjegjësia për kërcënimet. Emaili mban nënshkrimin “Luftëtarët e Male State”. Ky emër, me sa duket, lidhet me një grup të mistershëm rus, të njohur si “Male State” ose “Male Legion”.

Grupi nuk duket të ketë qenë shumë aktiv gjatë viteve të fundit. Radio Evropa e Lirë ka raportuar gjerësisht për aktivitetet e tij në të kaluarën, së fundmi në vitin 2022, kur ai shënjestroi një bar në Tbilisi, të frekuentuar nga rusë që kundërshtojnë Kremlinin.

Grupi u themelua në vitin 2016 nga Vladislav Pozdnyakov, një trajner fitnesi, i cili u largua nga Rusia dy vjet më vonë, pasi u dënua me kusht për “nxitjen e urrejtjes ndaj grave”.

Lidhja e pretenduar e grupit me kërcënimet ndaj fluturimeve ende nuk është konfirmuar, ndërsa ka pasur edhe deklarata mohuese. BBC-ja iu referua një kanali në Telegram të lidhur me grupin, ndërsa Reuters citoi vetë Pozdnyakovin. Të dyja burimet raportuan se grupi nuk ekziston më dhe se nuk ka gisht në këto kërcënime.

“Male State”, i cili u shpall organizatë e jashtëligjshme në Rusi në vitin 2021, njihej për pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë, racizmin, mizogjininë dhe deklaratat kundër komunitetit LGBT. Anëtarët e tij madje kishin festuar edhe ditëlindjen e Adolf Hitlerit.

Grupi ra për herë të parë në sy kur nisi një fushatë kundër miratimit në Rusi të një ligji për dhunën në familje.

Në atë kohë, një aktiviste feministe i tha Radios Evropa e Lirë se ishte fyer dhe kërcënuar me vdekje, ndërsa personave të tjerë u ishin publikuar adresat e banimit në internet.

“Male State” u bë i njohur edhe për sulmet ndaj grave që kishin lidhje me burra me ngjyrë. Sipas raportimeve, grupi ishte përfshirë edhe në një fushatë kundër një zinxhiri restorantesh sushi, pasi ky i fundit kishte përdorur një burrë me ngjyrë në një reklamë.

Vdekje e inskenuar në Indonezi

Vendndodhja e Pozdnyakovit nuk dihet. Kanali i tij në Telegram, i cili ka rreth 5.400 abonentë, vazhdon të jetë aktiv dhe shërben si platformë për promovimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Deri më tani, në këtë kanal nuk është publikuar ndonjë reagim për emailin që lidhet me kërcënimet ndaj fluturimeve. Më 6 nëntor, aty u publikuan postime për tema të ndryshme, përfshirë vendimin e një gjykate rajonale ruse për ndalimin e një videoje pornografike ku shfaqeshin gra myslimane, zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe rritjen e pagave për ushtarët rusë.

U bë sërish lajm në tetor të vitit të kaluar, pasi inskenoi vdekjen e tij në Indonezi. Madje, u publikua edhe një fotografi me cilësi të ulët, ku shihej një burrë me pamje të ngjashme fizike, i shtrirë në tokë dhe me këmishën e mbuluar me gjak. Dy ditë më vonë, Pozdnyakov u shfaq sërish dhe pranoi se gjithçka kishte qenë një skenë e inskenuar për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Autoritetet ruse i kanë përndjekur shpesh kundërshtarët politikë që janë larguar nga vendi, por nuk duket se kanë ndërmarrë masa kundër Pozdnyakovit. Kjo ka nxitur spekulime se ai mund të ketë lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB). Këto dyshime janë nxitur edhe nga vetë Pozdnyakovi.

Disa aktivistë rusë për të drejtat e njeriut kanë sugjeruar gjithashtu se Pozdnyakov mund të ketë nisur bashkëpunimin me FSB-në pas arrestimit të tij.

“Agresion hibrid”

Zyrtarët e vendeve evropiane të prekura nga kërcënimet me bomba, nuk kanë shprehur dyshime të drejtpërdrejta për autorët e tyre, por kanë lënë të kuptohet se këto incidente duket të jenë të koordinuara.

“Supozimi më i arsyeshëm është se po përballemi me një përpjekje për agresion hibrid dhe me një formë të luftës psikologjike”, tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares.

Kërcënimet vijnë në një kohë kur zyrtarët perëndimorë po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë për një fushatë të fshehtë ruse, që përfshin ndërhyrje me dronë, akte sabotimi dhe përpjekje për atentate në vendet evropiane që janë anëtare të NATO-s.

Këtë javë, në disa vende të Evropës janë regjistruar gjithashtu një sërë sulmesh kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarketet e mëdha.

“Sulmet ndaj sistemeve të ftohjes dhe kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve mund të mos jenë të lidhura me Rusinë, ose me njëri-tjetrin. Megjithatë, të dyja tregojnë se si veprime relativisht të kufizuara mund të çrregullojnë jetën e përditshme, të shkaktojnë kosto ekonomike dhe të vënë në provë besimin e publikut te shërbimet thelbësore”, shkroi më 5 nëntor David Cattler, ish-ndihmëssekretar i përgjithshëm i NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë.

“Evropa nuk mund të presë derisa të gjenden gjurmë të përfshirjes ruse për të mbrojtur sistemet nga të cilat varen qytetarët e saj”, shtoi ai.

Kremlini ka hedhur poshtë çdo pretendim për përfshirjen e Rusisë në sulmet ndaj sistemeve të ngrirjes në supermarkete.

“Këto janë pretendime absurde. Si gjithmonë, ato nuk mbështeten në asnjë arsyetim dhe në asnjë provë. E megjithatë, sërish kemi të bëjmë me akuza të pabazuara kundër vendit tonë, duke e përfshirë atë në gjithçka”, tha më 5 nëntor zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Deri më tani, Kremlini nuk ka bërë ndonjë koment për kërcënimet ndaj fluturimeve./REL/

Next Post
“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksidentohet i riu në Vlorë, po lëvizte me monopatinë elektrike, dërgohet i plagosur në spital!

November 6, 2026
“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

November 6, 2026
Lufta hibride/ “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë!

Lufta hibride/ “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë!

November 6, 2026
Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

November 6, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Raporti i “Eurostat”: Rreth 58% e popullsisë në Shqipëri, në moshë pune! Tirana mbi mesataren e BE-së

November 6, 2026
Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

November 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

November 6, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In