Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në njësinë administrative Manëz të Durrësit, ku 37-vjeçari Emir Kaculi ka dhunuar me sende të forta prindërit e tij, Sali dhe Farie Kaculi.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur përballë banesës së familjes.
Si pasojë e goditjeve, Sali Kaculi, 72 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Farie Kaculi, 69 vjeçe, kanë mbetur të plagosur.
Farie Kaculi ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili ka marrë dëmtime në kokë, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Durrës/Informacion paraprak
Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.
Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net