Trafiku i rënduar ka vijuar edhe këtë të premte në aksin Tiranë-Elbasan, ku rrethrrotullimi i Bradasheshit është kthyer sërish në një pikë problematike për qarkullimin e automjeteve.
Situata është paraqitur e vështirë kryesisht në orët e mbrëmjes, me drejtuesit e mjeteve që janë përballur me radhë të gjata dhe vonesa në lëvizje.
Për të shmangur rëndimin e mëtejshëm të trafikut, efektivët e Policisë Rrugore janë vendosur në terren për të orientuar dhe menaxhuar qarkullimin.