Shiroka Pula takohet me kryetarët e komunave, premton mbështetje për ta

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar për punën, arritjet dhe sfidat me të cilat përballen komunat në vend.

Gjatë takimit, kryetarët e komunave e uruan Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes dhe shprehën mbështetjen e tyre për të.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e pushtetit lokal, duke e cilësuar atë si nivelin e qeverisjes më të afërt me qytetarët.

Ajo ka thënë se komunat janë dera e parë ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre dhe se pikërisht në këtë nivel ata e shohin çdo ditë funksionimin e institucioneve dhe përgjegjësinë që tregojnë ato.

Presidentja ka vlerësuar gjithashtu se komunat përbëjnë një urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror.

Shiroka Pula i ka siguruar kryetarët e komunave se do ta kenë mbështetjen e saj brenda kompetencave kushtetuese dhe institucionale.

Ajo është zotuar se në takimet me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do ta prezantojë potencialin e komunave të Kosovës.

Po ashtu, ka bërë të ditur se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e mundësive të reja për financimin e projekteve komunale nga donatorët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika