Presidentja Shiroka Pula takohet me kryetarët e komunave: Qeverisja lokale është më pranë qytetarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua sot me kryetarët e komunave për t’u njohur nga afër me punën e tyre. Gjatë takimit, ajo dëgjoi drejtpërdrejt për arritjet, problemet dhe sfidat e komunave.

Kryetarët e uruan Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i shprehën mbështetjen e tyre.

Të lidhura

None found

Presidentja tha se pushteti lokal është niveli i qeverisjes që qëndron më pranë qytetarit, pasi komunat janë vendi i parë ku njerëzit drejtohen për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ajo theksoi se pikërisht në nivelin lokal qytetarët vërejnë çdo ditë mënyrën se si punojnë institucionet dhe përgjegjësinë që ato tregojnë.

Sipas saj, komunat shërbejnë gjithashtu si lidhje mes qytetarëve dhe institucioneve qendrore.

Presidentja Shiroka Pula i siguroi kryetarët se do t’i mbështesë brenda kompetencave të saj.

Ajo u zotua se, gjatë takimeve me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do të paraqesë potencialin e komunave tona. Presidentja tha se do të angazhohet edhe për tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e mundësive të reja për financimin e projekteve nga donatorët ndërkombëtarë, njoftoi Zyra e Presidentes.


Shtuar më 6.11.2026 20:53

Quantcast
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber