Juventusi rikthehet te fitorja në Europa League, bardhezinjtë mposhtin AZ Alkmaar në transfertë Një transfertë që u mbyll keq. Ferencvaros shtangu San Siron duke mundur Milanin 2-0, por udhëtimi në Milano për një tifoz ultras hungarez nuk pati fund të lumtur.
Policia italiane bëri të ditur se gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit identifikoi tifozin 50 vjeçar që ishte parë edhe më parë në sheshin Duomo me një bluzë me fytyrën e Benito Mussolinit të stampuar në të. Në momentin që u pikas në portat e San Siro, tifozi u hetua në gjendje të lirë dhe bluza e tij u sekuestrua.
Për më tepër, Kuestori i Milanos dha një sanksion për përjashtim të tifozit nga stadiumet për 5 vjet një masë që vlen për të gjithë impiantet si në Itali ashtu edhe në ata të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian ku do të luhen të gjitha eventet futbollistike.
Policia e Shtetit po vijon me veprime të tjera hetimore, me qëllim identifikimin e personave përgjegjës për veprime të kundërligjshme, të cilat janë kryer përpara ndeshjes në sheshin Duomo.
Top Channel