Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij.
Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar dhunë ndaj babait 72-vjeçar dhe nënës 69-vjeçare, përballë banesës së tyre.
Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë mbetur të dëmtuar. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për shkak të gjendjes së tij, 72-vjeçari është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë
Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor
- 21:01 Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë
- 20:47 Votoi në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, Papa Leo: Jam krenar që jam amerikan
- 20:34 Ndahet nga jeta ish-senatori Rockefeller, trashëgimtari i pasurisë së madhe që zgjodhi t’u shërbente të varfërve
- 20:28 Polonia: Armëpushimi duhet të vijë përpara bisedimeve të paqes në Ukrainë
- 20:20 Rubio do të udhëtojë për në Paris javën e ardhshme për t’u takuar me ministrat e jashtëm të G7-ës
- 20:20 Stephen Miller zëvendëson Susie Wiles, Trump njofton ndryshimin në drejtimin e kabinetit