Një 37-vjeçar ka dhunuar prindërit e tij në një fshat të Durrësit, duke i lënë të plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Manzës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Sipas burimeve policore, një çift bashkëshortësh përkatësisht 69 dhe 72 vjeç janë plagosur rëndë nga djali i tyre. Ata janë dërguar në spital për mjekim.