Lajmi i fundit

LIVE - PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Atentat shqiptarit në Athinë, gjendet i plagosur në makinë

21:13, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark.

Ngjarja u regjistrua pak pas orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, telefonata u bë në orën 20:35, për të shtëna në rrugën Lenorman, në Kolonos. Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën 36-vjeçarin me origjinë shqiptare të plagosur brenda një automjeti. Në zonë u gjetën edhe dy gëzhoja.

I plagosuri u transportua me ambulancë në spital, ku mori ndihmën mjekësore për plagën në bark.

Në kuadër të hetimeve, dy persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco