Përplasjet me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu dhe debatet për Reformën në Drejtësi. Adriatik Llalla flet për herë të parë për shpalljen e tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet që çuan në këtë vendim. Në intervistën me Anisa Bahitin në emisionin “On The Road” në Top News, ish-kryeprokurori thotë se nuk mund të përjashtohet mundësia që përplasjet me diplomatin amerikan të kenë ndikuar në vendimmarrjen e autoriteteve amerikane. Llalla kujton se ndaj tij nisën hetime për disa çështje pas përfundimit të mandatit, por procesi përfundoi me dënimin për mosdeklarim pasurie.