TIRANË – Gazetari i emisionit “UPS” në Radar.al Elton Tozaj, ka bërë një deklaratë tronditëse pas sulmit fizik brutal ndaj tij, ngjarje e cila ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:00.
Ai tregon për Radar se si u godit dhe dyshimet lidhur me shkakun e këtij agresioni.
“Dëgjo, unë e lidh çdo gjë me emisionin tim, me UPS-in. Në ditën e sotme në radar këtu tek ju, këtu tek ne tashmë do të publikonim një nga dëshmitë më tronditëse të një ngjarje që ne kemi kaq muaj që po e hetojmë.
Ka ndodhur ajo që ndodhur. Me sa duket ka pasur një sulm që të mos ndodhte e tëra gjithë kjo gjë”.
Ai thotë dyshimet e tij për autorët e dhunës. “Mund të jetë ndonjë nga pjesa e mbase politikanëve apo deputetëve apo artistëve që unë kam denoncuar dhe kam publikuar gjatë të gjithë muajve shtator-tetor.
Nisu nga kjo, dje mbasdite rreth orës 5:00 ka pasur një sulm fizik ndaj meje. Jam i dëmtuar në kokë nga pas, para, në fytyrë. Tani presim policinë të dali me një deklaratë ose na informojë më tepër, sepse unë nuk e mbaj mend ngjarjen se si ka ndodhur për shkak se kam humbur ndjenjat.”, deklaroi Tozaj.

