Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
6 Nëntor 2026 |
22:15
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar për punën legjislative që e pret Kuvendin dhe proceset e rëndësishme politike në vend.
Përmes një njoftimi, Hargreaves ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave të Bashkimit Evropian dhe Planit të Rritjes.Një tjetër temë e diskutimit ishte strategjia shtetërore për procesin e ankesave pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Sipas ambasadorit britanik, është diskutuar rëndësia që kjo strategji të jetë në interesin më të mirë të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht zotimet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit.
Lajme të Sugjeruara
Analistja komenton mesazhin e ambasadorit Wendt: Prioritetet reflektojnë agjendën e Trumpit, Kosova më vulnerabël
E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analistja politike Mimoza Gavrani Simo komentoi rëndësinë e mesazhit të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të...
Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 22-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë me motoçikletën...
Djali i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymerit diplomohen në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Në mesin e 300 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, që po diplomohen sot, janë edhe djemtë e dy heronjve të Kosovës,...
- 22:13 “Amerika e ka SPAK-un në dorë”? Shella bën deklaratën e fortë: SHBA ka ndikim vendimtar në luftën kundër krimit transnacional
- 22:05 Merr vrull gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë
- 22:05 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan? Milori: Po i qëndron linjës së tij
- 22:02 Shtatë anije me emigrantë kapen në brigjet spanjolle, shpëtohen 854 persona
- 21:48 Nga pastor në shofer autobusi në Disney World, 51-vjeçari rrëfen ndryshimin që i transformoi jetën: Më në fund jam i lumtur
- 21:47 33 vite diferencë në moshë, moderatori italian konfirmon romancën me 32-vjeçaren: Jam shumë i lumtur