Gazetarja shqiptare në SHBA: Zëvendësimi i Wiles me Miller tregon linjën që do të ndjekë Trump

6 Nëntor 2026 | 21:46

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja në “Review” me Greta Topjanën, gazetarja shqiptare në Amerikë, Keida Kostreci, komentoi rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Ajo u ndal edhe te një zhvillim i fundit brenda Shtëpisë së Bardhë, largimi i shefes së personelit, Susie Wiles, dhe zëvendësimi i saj me Stephen Miller. Sipas Kostrecit, ky ndryshim tregon prirjen që do të ndjekë presidenti Donald Trump në vitet e mbetura të mandatit, veçanërisht sa u përket politikave të emigracionit dhe sigurisë kombëtare.

“Lajmi i madh i javës ishte fitorja e gjerë, e madhe dhe deri diku e papritur e demokratëve, ndërsa një lajm tjetër që sapo ka dalë ka të bëjë me një ndryshim brenda Shtëpisë së Bardhë, ku largohet shefja e personelit, Susie Wiles, dhe në këtë detyrë vendoset Stephen Miller. Zëvendësimi i Susie Wiles, e cila ishte gruaja e parë në historinë e Amerikës që mbante postin e shefes së personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe një nga arkitektet e fitores së Trumpit në vitin 2024, me Stephen Miller, që është një nga figurat e forta të MAGA-s, tregon se çfarë prirjeje do të ketë zoti Trump në vitet që i kanë mbetur pas zgjedhjeve. Në këtë kontekst, është i rëndësishëm një ndryshim i tillë. Veprimet konkrete do të shihen më vonë, por Miller njihet si një nga njerëzit më të afërt të zotit Trump, por edhe si një nga personat që është kritikuar jashtëzakonisht shumë për politikat kundër emigracionit dhe sigurinë kombëtare. Zoti Trump tha se Miller është një menaxher i mirë dhe se ky ndryshim bëhet për mirë. Vendosja e tij në këtë post tregon se do të ketë një vazhdimësi nga presidenti Donald Trump të qëndrimeve të tij, shpeshherë të ashpra. Ky është një tregues se Trump do të vazhdojë me linjën e tij, por kjo do të analizohet më pas. Kur ndodhin humbje të tilla për njërën parti apo tjetrën, dikush do të sakrifikohet, në thonjëza, dhe priten edhe ndryshime të tjera që mund të ndodhin në kabinet, sepse është e zakonshme që kur një parti humbet kaq thellë, të bëhen edhe ndryshime të tilla”, tha Kostreci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merr vrull gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë

Një njoftim rishtazi i kompanisë amerikane të industrisë së mbrojtjes, Lockheed Martin, se e ka fituar një kontratë prej 694 milionë dollarësh nga Forcat Ajrore...
22:05 | 06/11/2026

Shtatë anije me emigrantë kapen në brigjet spanjolle, shpëtohen 854 persona

Shërbimi i Shpëtimit Detar të Spanjës ka ndihmuar 854 emigrantë në bordin e shtatë anijeve të vogla në ujërat pranë Ishullit Kanarie El Hierro që...
22:02 | 06/11/2026

Nga pastor në shofer autobusi në Disney World, 51-vjeçari rrëfen ndryshimin që i transformoi jetën: Më në fund jam i lumtur

Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës duke shërbyer në kishë, Michael Bowen vendosi të ndryshonte gjithçka. Në moshën 44-vjeçare la New Jersey-n dhe...
21:48 | 06/11/2026