Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merz paralajmëron emigrantët myslimanë: Kush nuk pranon përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin, të largohet

    Kush qëndron pas kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Evropë? Dyshimet për një grup ekstremist rus

    Rama prezanton Shtëpinë e re të Shahut: Buxhet i dedikuar për përhapjen e sportit në shkolla

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Merz paralajmëron emigrantët myslimanë: Kush nuk pranon përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin, të largohet
    Botë

    Merz paralajmëron emigrantët myslimanë: Kush nuk pranon përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin, të largohet

    November 6, 2026

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se emigrantët myslimanë që vendosen në Gjermani duhet të pranojnë përgjegjësinë historike të vendit për Holokaustin, duke paralajmëruar se ata që nuk e bëjnë këtë nuk kanë vend në shoqërinë gjermane.

    “Përgjegjësia historike e vendit tonë vlen njësoj edhe për ata që vijnë në Gjermani nga vendet islame. Kushdo që nuk e pranon këtë, duhet të largohet nga vendi ynë”, deklaroi Merz gjatë një pritjeje zyrtare në Berlin për sportistët hebrenj.

    Kancelari priti pjesëmarrësit në Maccabiah, aktiviteti ndërkombëtar sportiv për hebrenjtë që organizohet çdo katër vjet në Izrael.

    Gjatë takimit, një trajner basketbolli i përcolli Merzit shqetësimet e sportistëve për sigurinë e tyre në Gjermani. Ai tregoi se pjesëmarrësit kishin frikë se mund të sulmoheshin në rrugë nëse do të mbanin veshur xhupat e kuq të ekipit “Maccabi”, të cilët kanë të vendosur Yllin e Davidit.

    Në përgjigjen e tij, Merz iu referua një fjalimi historik të ish-presidentit gjerman Richard von Weizsäcker, mbajtur në Bundestag në vitin 1985, me rastin e 40-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

    Në atë fjalim, von Weizsäcker theksonte se brezat e rinj nuk mund të mbajnë përgjegjësi personale për krimet e kryera në të kaluarën, por kanë detyrimin të kujtojnë dhe të përballen me historinë.

    Merz nënvizoi se ky parim nuk mund të kufizohet vetëm te qytetarët gjermanë, por duhet të pranohet nga të gjithë ata që jetojnë në vend, përfshirë emigrantët e ardhur nga vendet myslimane.

    Deklaratat e kancelarit vijnë në një kohë kur Gjermania po përballet me shqetësime në rritje për incidentet antisemite. Merz i lidhi komentet e tij me rastet e akteve antisemite ku janë përfshirë emigrantë myslimanë, duke theksuar se përgjegjësia për të respektuar historinë dhe për të kundërshtuar antisemitizmin është e përbashkët për të gjithë shoqërinë.

    Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merz paralajmëron emigrantët myslimanë: Kush nuk pranon përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin, të largohet

    November 6, 2026

    Kush qëndron pas kërcënimeve me bomba ndaj avionëve në Evropë? Dyshimet për një grup ekstremist rus

    November 6, 2026

    Rama prezanton Shtëpinë e re të Shahut: Buxhet i dedikuar për përhapjen e sportit në shkolla

    November 6, 2026

    Të shtëna me armë në Athinë, shqiptari 36-vjeçar plagoset me dy plumba në bark

    November 6, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.