E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Lifestyle

Si të përshtateni me kohën pas ndryshimit të orës

Sot akrepat e orës u zhvendosën pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore. Për disa njerëz ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.

Si ta menaxhojmë ndryshimin e orës?

Filloni të “stërviteni” për ndryshimin e orës, para se akrepat të shkojnë një orë pas në mënyrë që të përshtateni shpejt me kohën e re.

Bëni sa më shumë ecje në natyrë që të ekspozoheni sa më shumë në dritën e ditës gjatë gjithë fundjavës, pasi drita është ajo që rregullon orën tonë biologjike.

Reklamë

Shmangni dremitjet e pasdites, të paktën derisa të mësoheni me kohën e re.

Përpiquni të përmirësoni ndriçimin e ambienteve shtëpiake, duke hapur grila dhe perde gjatë ditës dhe duke përdorur dritat artificiale. Gjithashtu mund të vendosni edhe llamba të posaçme që përdoren për të ashtuquajturën terapi me dritë, të afta për të prodhuar frekuenca të veçanta drite që nuk të shqetësojnë shikimin, por që janë në gjendje të nxisin ribalancimin biokimik të brendshëm të orës sonë.

Kryeni aktivitet fizik për përmirësimin e humorit dhe për t’u larguar nga monotonia

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.