“Live me Luizin”/ Dritan Shakohoxha: Mund të jem i vetmi shqiptar që s’kam lënë shtet pa marrë bar dhe s’më kanë arrestuar Prezantuesi i njohur italian Paolo Bonolis duket se po shijon një histori të re dashurie pas ndarjes nga Sonia Bruganelli.
Ai është fotografuar në Londër, në shoqërinë e partneres së tij të re, 32-vjeçares Carola Moroni, në disa momente që sugjerojnë se lidhja mes tyre është bërë tashmë më serioze.
Fotot, të publikuara nga revista italiane Chi, tregojnë Bonolis dhe Moroni duke shëtitur së bashku në zonën e Covent Garden, në zemër të kryeqytetit britanik. Në udhëtim ishte edhe djali i prezantuesit, Davide Bonolis, i shoqëruar nga e dashura e tij, Martina Dotti.
Katërshja duket se ka kaluar disa ditë së bashku në Londër, ku përveç shëtitjeve në qytet, kanë shijuar edhe aktivitete sportive, mes tyre lojën e padelit. Prania e djalit të Bonolis dhe partneres së tij në këtë udhëtim ka tërhequr vëmendjen, pasi sugjeron se Carola Moroni është tashmë pjesë e rrethit të tij familjar.


Thashethemet për lidhjen e re të prezantuesit të emisionit Avanti un altro! nisën të qarkullonin vetëm pak ditë më parë. Pas më shumë se tre vitesh nga ndarja me Sonia Bruganelli, Bonolis duket se ka gjetur sërish dashurinë, megjithëse deri tani ai dhe partnerja e re kanë zgjedhur të mos flasin publikisht për marrëdhënien e tyre.
Nga ndarja me Sonia Bruganelli te dashuria e re
Paolo Bonolis dhe Sonia Bruganelli njoftuan ndarjen në vitin 2023, pas më shumë se 20 vitesh martesë dhe tre fëmijëve së bashku, Silvia, Davide dhe Adele.
Pavarësisht përfundimit të martesës, ish-çifti ka ruajtur një marrëdhënie të mirë, duke vijuar të shfaqet së bashku në raste të ndryshme, veçanërisht për shkak të fëmijëve dhe angazhimeve të përbashkëta profesionale.
Ndërkohë, Bruganelli ka nisur një lidhje me Angelo Madonian, ndërsa Bonolis ka preferuar ta mbajë jetën sentimentale larg vëmendjes publike.
Madje, ata janë shfaqur edhe në ekran pas ndarjes. Një nga rastet e fundit ishte emisioni Come ti leggo – Page à Vu, i transmetuar në Italia 1 tetorin e kaluar, ku Bonolis ishte i ftuar në programin e ish-bashkëshortes. Biseda mes tyre u shoqërua me batuta dhe kujtime nga martesa e tyre.
Kush është Carola Moroni?
Carola Moroni është 32 vjeçe dhe vjen nga Marino, në zonën e Castelli Romani, pranë Romës. Ajo është diplomuar në Shkenca Kompjuterike dhe merret me menaxhimin e biznesit dhe sipërmarrjen dixhitale.
Emri i saj nuk është krejtësisht i panjohur për publikun italian. Në verën e vitit 2023, Moroni mori pjesë në reality show-n Temptation Island, ku u shfaq si një prej tunduesve, duke hyrë kështu në botën televizive të produksioneve të Maria De Filippi-t.
Përpara kësaj eksperience, ajo kishte ndihmuar në administrimin e një biznesi familjar pranë liqenit Albano, në Castel Gandolfo, ndërsa më vonë iu përkushtua edhe projekteve të tjera sipërmarrëse.
Moroni është gjithashtu e apasionuar pas sportit dhe aktiviteteve në natyrë, veçanërisht ngjitjes. Pavarësisht eksperiencës së saj televizive, ajo ka zgjedhur të ruajë një profil relativisht diskret.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Bonolis dhe Moroni janë njohur në ambientet e kompanisë së produksionit Fascino, me të cilën prezantuesi bashkëpunon edhe përmes programit Tu Sì que vales. Lidhja e tyre thuhet se është bërë gradualisht më e rëndësishme, ndërsa fotografitë e fundit nga Londra kanë shtuar vëmendjen rreth romancës së re të prezantuesit italian.
Top Channel