Një tjetër rrëfim tronditës ka dalë në dritë për atë që ndodhte brenda rezidencës së famshme të Playboy në Los Angeles. Ish-modelja Karissa Shannon ka treguar se themeluesi i revistës, Hugh Hefner, i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me motrën e saj binjake, Kristinën. Në një intervistë për Page Six, 37-vjeçarja konfirmoi pretendimet e bëra më herët nga Crystal Harris, e veja e Hefnerit. Ajo rrëfeu se ai përpiqej t'i detyronte dy motrat të përfshiheshin në akte seksuale me njëra-tjetrën. Megjithatë, Karissa theksoi se ato nuk kryen kurrë marrëdhënie realisht. Sipas saj, motrat vetëm shtirreshin për të plotësuar kërkesat e tij. “Ai përpiqej të më detyronte mua dhe motrën time të kryenim marrëdhënie me njëra-tjetrën”, deklaroi ajo.