Të paktën dy fëmijë kanë vdekur dhe 16 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një një aksidenti me autobus, të premten në mëngjes, në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën.
Lajmin për vdekjen e dy fëmijëve e bëri të ditur kryeministri francez, Sebastien Lecornu. Ndërkaq, prefektura lokale njoftoi se tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje kritike, raporton Reuters.
Aksidenti ndodhi në komunën e vogël Lent. Kryetari i saj, Yves Cristin, tha se në aksident ishte përfshirë një autobus shkollor. Megjithatë, prefektura lokale e përshkroi atë si autobus që kryente udhëtime ndërmjet qyteteve.
Ka dallime edhe në vlerësimin e numrit të personave të përfshirë. Sipas kryetarit të komunës, rreth 70 persona u përfshinë në aksident, ndërsa prefektura vlerëson se numri ishte rreth 40. Për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, autoritetet lokale kanë hapur sallën komunitare, ku po u ofrohet strehim dhe përkujdesje.
Kryetari i komunës, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes pak minuta pas aksidentit, tha se autobusi ishte dëmtuar rëndë.
“Anës së autobusit i ishte shkëputur një pjesë e madhe dhe duket qartë se personat që ndodheshin në atë anë duhet të jenë lënduar rëndë”, deklaroi ai për televizionin BFM.
-
Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur
-
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar
-
Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër
-
Të paktën dy të vdekur pasi një veturë përplasi njerëzit në një stacion treni në Francë
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë