Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Emra të rinj te Kosova për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

lista

Emra të rinj dhe emra të lojtarëve të kthyer ka në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda, për dy duelet e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Kosova luan me Izraelin dhe Irlandën.

Listën me emrat e 27 futbollistëve, përzgjedhësi Foda e publikoi të premten.

Mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulush, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi janë lojtarë të rinj të Kosovës.

Nga lëndimet janë kthyer Kreshnik Hajrizi në mbrojtje dhe Elvis Rexhbeçaj në mesfushë.

Ndërkohë, në krahasim me grumbullimin e kaluar, te Kosova mungojnë mbrojtësi Leard Sadriu dhe mesfushorët Muharrem Jashari, Vesel Demaku e Meriton Korenica. Mungesë e rëndësishme është ajo e mbrojtësit Albian Hajdari. Ai iu nënshtrua së fundi dy operimeve. Hajdari gradualisht po shndërrohet në lider të mbrojtjes “dardane”.

Edhe Kthimi i Hajrizit mund t’i shërbejë shumë Kosovës në nëntor Futboll Kthimi i Hajrizit mund t’i shërbejë shumë Kosovës në nëntor

Mbrojtësi 27-vjeçar Lindrit Kamberi është kapiten i Zurichut. Ai ka përvojë të madhe në Superligën e Zvicrës, me 161 paraqitje. Më herët ka luajtur për U19 e U20 të Zvicrës, por nuk e ka fituar rastin tek seniorët.

Ftesën për herën e parë e ka pranuar edhe sulmuesi 18-vjeçar, Enis Rexhepi. Rexhepi u lind në Heilbronn të Gjermanisë ndërsa ka edhe nënshtetësi të Shqipërisë. Ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë. Ndeshjen e fundit me U19 të Shqipërisë e luajti më 31 mars të këtij viti. Me Shqipërinë U17 ka shtatë paraqitje, ndërsa me grupmoshën U19 të “kuqezinjve” ka tri paraqitje e një gol të shënuar.

Rexhepi po zhvillohet te Stuttgarti dhe vlerësohet talent i madh. Së fundmi po paraqitet për të rinjtë e Stuttgartit në kategorinë e tretë dhe në Championsin e të rinjve. Në 18 paraqitje në të gjitha garat i ka 16 gola e dy asistime.

Qendërmbrojtësi i Malmos, Bleon Kurtulush, ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë - U16, U17, U18 dhe U21.

Pavarësisht formës së mirë të Rexhepit, sulmuesit kryesorë te Kosova janë Vedat Muriqi e Fisnik Asllanin. Muriqi i bashkohet Kosovës pas një momenti të rëndësishëm në karrierë. Ai ia siguroi Fenerbahçes fitoren ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Formë të mirë po kalon edhe Edon Zhegrova te Juventusi, për aq kohë sa po luan. Zhegrova shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Juventusit ndaj Napolit, në fitoren 2:0. Ai asistoi në golin e parë, ndonëse vazhdon të aktivizohet si zëvendësues.

Edhe Kosova publikon formacionin, kthehet Muriqi, starton Zhegrova Futboll Kosova publikon formacionin, kthehet Muriqi, starton Zhegrova

Për Fodën me shumë rëndësi do të jetë kthimi i Rexhbeçajt që është titullar në mesfushë, por edhe i mbrojtësit Hajrizi.

Kosova më 14 nëntor e pret Izraelin në Prishtinë, ndërsa e mbyll kampanjën e Ligës së Kombeve më 17 nëntor në Dublin ndaj Irlandës.

Kosova zë vendin e dytë në grupin e Ligës B me pesë pikë, sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë. Izraeli është i fundit me dy pikë. Grupit B3 të Ligës së Kombeve i prin Austria me tetë pikë.

Grumbullimi i Kosovës nis të hënën.

Lista e Kosovës për ndeshjet me Izraelin e Irlandën

Portierë: Arijanet Muriq, Amir Shaipi, Visar Bekaj

Edhe Gjysma e ndeshjeve – Kosova me katër pikë e shumë të panjohura Futboll Gjysma e ndeshjeve – Kosova me katër pikë e shumë të panjohura

Mbrojtës: Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulush, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni, Milot Avdyli

Mesfushorë/sulmues: Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Valmir Matoshi, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Enis Rexhepi, Vedat Muriqi