Kryesore

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

07:41 - 07.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lançimi i misionit Artemis II drejt Hënës shkaktoi çrregullime në atmosferën e Tokës, duke ndikuar përkohësisht në saktësinë e GPS-it.

Sipas një studimi të studiuesve nga Universiteti Kombëtar Cheng Kung në Tajvan, kalimi i raketës SLS në prill 2026 shkaktoi ndryshime të forta në jonosferë, shtresën e atmosferës që ndodhet në lartësi të mëdha dhe ndikon në përhapjen e sinjaleve GPS.

Studiuesit zbuluan se këto çrregullime ishin më të fuqishme se ato të shkaktuara nga lëshimet e tjera të raketave, madje deri në 10 herë më të forta se ato të vërejtura gjatë testeve të raketës Starship të SpaceX.

Sipas tyre, ndryshimet mund të shkaktojnë gabime në përcaktimin e vendndodhjes deri në disa metra. Kjo mund të krijojë rrezik për automjetet autonome, duke i devijuar nga rruga, si dhe të ndikojë në funksionimin e dronëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.