Aktualitet

Sulmoi prindërit me sende të forta, shoqërohet 37 vjeçari në Durrës!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Rrushkull të Manëzit, ku një 37 vjeçar me probleme të shëndetit mendor, sulmoi dhe dhunoi fizikisht prindërit e tij, me sende të forta.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ndodhi përballë banesës së familjes, ku shtetasi E.K., 37 vjeç, goditi babanë e tij, S.K., 72 dhe nënën, F.K., 69 vjeçe.

Si pasojë e dhunës, ata pësuan dëmtime të rënda trupore dhe u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa S.K. po trajtohet te Trauma në Tiranë, për dëmtime të rënda në kokë.

Autoritetet policore ndërhynë duke shoqëruar 37-vjeçarin për veprime të mëtejshme ligjore. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.