Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, ulet ndjeshëm shikueshmëria në Rrugën e Kombit

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, ulet ndjeshëm shikueshmëria në Rrugën e Kombit

08:08, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një perde e dendur mjegulle ka mbuluar që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke krijuar një panoramë të pazakontë dhe duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë.

Fenomeni është shfaqur fillimisht në lugina dhe zonat e ulëta, për t'u shtrirë më pas në të gjithë territorin e qytetit dhe njësive administrative përreth.

Prania e mjegullës është konstatuar edhe në Rrugën e Kombit, ku situata kërkon vëmendje të shtuar nga drejtuesit e automjeteve. Veçanërisht në segmentin Pobreg-Kolsh, fushëpamja e kufizuar rrit rrezikun gjatë lëvizjes, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të reduktojnë shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Mjegulla është një fenomen natyror karakteristik për zonën e Kukësit gjatë stinës së vjeshtës, kur shfaqet kryesisht në orët e para të ditës.

Ndërsa qyteti mbetet nën pushtetin e mjegullës, siguria në akset rrugore mbetet një element që kërkon vëmendje nga çdo përdorues i rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco