Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, me alternime të herëpashershme të vranësirave në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimit, era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.

