E shtunë, 7 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qytetarë dhe turistë fotografohen te “Sofra e Dialogut”, Rama: Destinacioni më i ri turistik i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të qytetarëve shqiptarë dhe turistëve që kanë ndaluar për të bërë foto pranë instalacionit të njohur si “Sofra e Dialogut”, të vendosur prej më shumë se dy javësh përpara godinës së Kryeministrisë.

Në tryezën prej betoni, e cila është kthyer në një pikë tërheqëse për kalimtarët, janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, si simbol i gatishmërisë së qeverisë për të zhvilluar bisedime me studentët protestues.

Postimi i kryeministrit Rama

Përmes postimit të tij, Rama e ka cilësuar këtë hapësirë si një destinacion të ri turistik për kryeqytetin. “Mirëmëngjes 😍 dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur”, shkruan kryeministri.

Reklamë

Kreu i qeverisë ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e tyre, por deri më tani kjo ofertë është refuzuar nga protestuesit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.