Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka publikuar në rrjetet sociale një video përmes së cilës përcjell mesazhin “Shqipërinë e kemi bashkë”.
Në pamjet e ndara nga ministri shfaqen momente nga përditshmëria, ku punonjësit e Policisë së Shtetit ndërveprojnë me qytetarët. Mes tyre janë përshëndetjet e efektivëve për fëmijët që shkojnë në kopsht apo shkollë, si dhe policët e angazhuar në shërbim.
Përmes këtij publikimi, Demo vë në dukje rëndësinë e besimit, respektit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes uniformave blu dhe komunitetit.
Sipas mesazhit të ministrit, Policia dhe qytetarët janë bashkë në përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimin e shtetit ligjor.

