Një këmbësore ka ndërruar jetë nga lëndimet që pësoi kur u përplas nga një autobus pranë Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Policia, në raportin e saj 24-orësh, njofton se ngjarja është shënuar më 6 nëntor. Autobusi që goditi gruan drejtohej nga një person i dyshuar, shtetas i Kosovës.
Të lidhura
None found
Pas përplasjes, gruaja u dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më vonë humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Prokurori ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe dërgimin e tij në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.





