Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se forcat e SHBA-ve kryen sulme ushtarake në ishullin iranian Qeshm, ndërsa pretendoi se Uashingtoni ka shënuar “shumë përparim” në bisedimet me Teheranin.
Trump tha se forcat amerikane ndërmorën ato që i përshkroi si “sulme të vogla kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore”.
Ne kryejmë sulme të vogla, deklaroi Trump para gazetarëve në West Palm Beach, Florida.
Ata ndërtuan pak pajisje anti-ajrore dhe ne ia shkatërruam për rreth 15 minuta, ndoshta 5.
Komentet e shefit të Shtëpisë së Bardhën erdhën pak pas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, që njoftuan për dy goditje me raketa në zonën Suza të ishullit Qeshm në Ngushticën e Hormuzit, rrugë kyçe për transportin botëror të naftës.