Interi drejt rinovimit të Carlos Augusto, ja çfarë mungon për firmën deri në vitin 2031

7 Nëntor 2026
9:37
Alfred Lleshi
back button

Interi është gati “ta blindojë” Carlos Augusto, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Cristian Chivu. Braziliani dallohet për polivalencën, pasi mund të luajë në të gjitha pozicionet e mbrojtjes; si qendërmbrojtës në repartin me tre lojtarë, ashtu edhe si anësor në të gjithë krahun.

Përveç sigurisë në prapavijë, ai ka dhënë kontribut edhe në sulm, duke shënuar gola me peshë në kampionat dhe Champions League. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit zikaltër, me Marotta dhe Baccin në krye të negociatave, janë pranë marrëveshjes për zgjatjen e kontratës së ish-lojtarit të Monza deri në vitin 2031.

Bisedimet kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe mbeten për t’u zgjidhur vetëm detajet e fundit. Çështja kryesore është ndarja mes pagës fikse dhe bonuseve. Kontrata e re pritet të kapërcejë 4 milionë euro, duke përfituar gjithashtu nga lehtësitë fiskale të Dekretit të Rritjes nga viti 2029.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit