E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lushnjë, arrestohet 45-vjeçari me 65 doza kokainë në makinë, sekuestrohen armë dhe para

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurmimi”, duke goditur një rast të dyshuar të shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga ka rënë një 45-vjeçar, banues në fshatin Krutje e Poshtme, i cili u kap në flagrancë teksa qarkullonte me automjet dhe posedonte 65 doza kokainë, me qëllim shitjen e tyre.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ushtruan kontrolle në automjetin dhe banesën e shtetasit me inicialet E. M. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi një armë gjahu, 105 fishekë për të, dy peshore elektronike, një aparat celular dhe automjetin me të cilin lëvizte 45-vjeçari. Gjithashtu, u sekuestrua një shumë parash në euro dhe lekë, e dyshuar si e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas administrimit të informacionit në rrugë operative për një person që dyshohej se shiste lëndë narkotike në doza. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.