Tmerr në Durrës, djali plagos me sëpatë të atin dhe nënën brenda banesës
Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në Manzë të Durrësit, ku një person ka plagosur me sëpatë të dy prindërit e tij brenda banesës ku jetonin.
Sipas informacioneve paraprake, autori vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për motive që ende nuk janë bërë të ditura, ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe babait, duke i goditur me sëpatë.
Të dy prindërit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve.
Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, si dhe për të përcaktuar motivet që çuan në plagosjen e dy prindërve.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



