Elbasani ka publikuar në rrjetet sociale banerin e ndeshjes kundër Vllaznisë, e vlefshme për javën e 11-të. Në të shfaqet sulmuesi Rubin Hebaj.
Karrierën profesionale Hebaj e nisi te Vllaznia. Më pas luajti për skuadra të tjera shqiptare, përpara se të vazhdonte në Europë e më gjerë. Këtë verë, 28-vjeçari u kthye në Shqipëri dhe iu bashkua Elbasanit.
Të lidhura
None found
Në elitën e futbollit shqiptar, Hebaj ka fituar Superligën, Kupën dhe Superkupën, por asnjërin prej këtyre trofeve me Vllazninë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku mbetet për t’u parë si do ta presin tifozët shkodranë ish-lojtarin e tyre, tashmë kundërshtar.






