Përballja Raphinha-Julián Álvarez; historia e bukur e “9” që Flick e zbuloi brenda Barcelonës

7 Nëntor 2026
10:41
Alfred Lleshi
back button

Një nga sfidat më interesante të Atlético Madrid-Barcelona është përballja mes Julián Álvarez dhe Raphinha. Argjentinasi ishte objektivi i katalanasve gjatë verës dhe kishte pranuar publikisht se dëshironte të luante në Barcelonë. Megjithatë, klubi blaugrana gjeti një zgjidhje të papritur; Hansi Flick vendosi ta zhvendoste brazilianin nga krahu i majtë në qendër të sulmit.

Vendimi rezultoi një sukses spektakolar. Raphinha ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 13 ndeshje, me një mesatare prej një goli çdo 49 minuta.

Ndërkohë, Julián Álvarez ka regjistruar vetëm 2 gola dhe 2 asistime në 11 ndeshje me Atlético Madridin. Sulmuesi argjentinas kaloi një periudhë të vështirë, por goli ndaj Deportivo La Coruña në “Metropolitano” i riktheu besimin e tifozëve.

Pas dëmtimit me Brazilin, Raphinha u rikthye fuqishëm, duke realizuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit, përfshirë 2 dopieta ndaj Alavés dhe Aston Villa.

Kështu, lojtari që Barcelona e kishte në skuadër u shndërrua në zgjidhjen ideale për sulmin, duke tejkaluar pritshmëritë e vetë drejtuesve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit