Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë një furgon mallrash dhe dy automjete.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar gjatë parakalimit nga drejtuesi i furgonit.
Ky i fundit ka goditur nga pas një automjet, i cili më pas është përplasur me barrierën anësore prej betoni.
Në vijim, edhe një automjet tjetër është përfshirë në përplasje.













