Vlorë- 6 fëmijë të kopshtit Nr. 10 dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Ata ndodhen në pediatrinë e Vlorës ku po marrin mjekim.

Mbrëmjen e kaluar ata kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme.

Instituti i Shëndetit Publik, kanë marrë mostrat dhe presin përgjigjen e analizave se nga ka ardhur helmimi.

5 nga 7 rastet e paraqitura në pediatri janë shtruar dhe vazhdojnë të jenë në spital.

Lajm në përditësim…