E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbardhet ngjarja në Elbasan! I vendosën tritol makinës së një gruaje, arrestohet 43-vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjet në pronësi të shtetases A.D. u dëmtua nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia”, është ndaluar një 43-vjeçar me inicialet E.T., banues në Durrës, i dyshuar se ka siguruar automjetin që është përdorur për realizimin e ngjarjes.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë: O.E., 36 vjeç, dhe M.A., 33 vjeç, banues në Elbasan, si dhe një 17-vjeçar me inicialet B.N., banues në Durrës. Nga hetimet, deklarimet e marra dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se katër personat kanë bashkëpunuar për organizimin dhe vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e gruas.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.